22 Janar 2025

Isa Mustafa në telashe me anëtarësinë e LDK-së

Prishtinë, 2 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, kohët e fundit është futur në mes të dy zjarreve.

Në njërën anë, po përballet me presionin e anëtarësisë së LDK-së, e cila po kërkon ridefinimin e marrëveshjes së Bllokut LVAN, në mënyrë që pozita e kryeministrit t’i takojë LDK-së, dhe në anën tjetër, po përballet me presionin e partisë së Ramush Haradinaj, AAK-së, e cila po kërkon respektimin e marrëveshjes së 10 qershorit.

Mbi bazën e kësaj marrëveshjeje, kryeministër është nominuar Ramush Haradinaj e jo Isa Mustafa.

Ky i fundit, të enjten në mëngjes ka kërkuar nga partnerët e koalicionit të reflektojnë duke aluduar në ridizajinimin e marrëveshjes së Bllokut.

Por vetëm pak orë me vonë, diskursi i tij ka ndryshuar, duke thënë së marrëveshja e Bllokut është e qëndrueshme.

E ky ndryshim i qëndrimeve brenda ditës të liderit të LDK-së, vlerësohet të këtë ardhur pas një deklarate për media të AAK-së, e cila kishte kërkuar nga partnerët e Bllokut t’i qëndrojnë besnik marrëveshjes së arritur për krijimin e institucioneve të reja.

 /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)