18 Janar 2025

Isa Mustafa kandidat i LDK-së për Prishtinën

Prishtinë, 3 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka vendosur që në zgjedhjet lokale, në garën për kryetar të Prishtinës, të garojë me kryetarin aktual të partisë dhe të komunës, Isa Mustafa.

Vendimi është marrë pas kërkesës së të gjitha degëve të kryeqytetit, të cilat kanë kërkuar që në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, t’u prijë kryetari Mastafa, i cili do të pretendojë drejtimin e Prishtinës, për të tretën herë radhazi.

Ky vendim, siç raporton Klan Kosova, duke u thirrur në burime të veta, ka ardhur pas vlerësimit se LDK vetëm me Isa Mustafën e ka të sigurt vazhdimin e qeverisjes me Prishtinën.

Ndërsa, Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka thënë se sot PDK-ja do ta zyrtarizojë emrin e kandidatit për kryetar të kryeqytetit. Ai ka thënë se qytetarët janë shumë të zhgënjyer me qeverisjen aktuale të Prishtinës.

Në një intervistë për ‘Epokën e re”, Çelaj është shprehur i bindur në fitoren e kësaj partie në Prishtinë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)