18 Janar 2025

Isa Mustafa: Jakup a e din çka ke bo

Prishtinë, 14 korrik - Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa i ka reaguar, ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, duke kërkuar llogari nga ai, se pse kishte nënshkruar Ligjin për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Më poshtë lexoni reagimin e kryeministrit:

Në qoftë se Z Jakup Krasniqi, si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka nënshkruar pa vetëdije Ligjin Nr. 04/L-086 për Parkun Kombëtar \"Bjeshkët e Nemuna\", më dt 13.12.2012, Ligjin Nr.93/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, dt 20 shkurt 2008 dhe Vendimin për miratimin e Planit Hapësinor të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2020, Nr 04-V-82, dt 16 qershor 2011 sepse të gjitha këto akte ligjore janë në kufijtë që i ka përcaktuar Komisioni shtetror në vitin 2015, të tregoj; Ose atëhere e ke pasur keq ose tani. Nëse ju keni vendosur atëherë gabimisht, tregoni, nuk është turp të pranohet gabimi. IM
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)