Isa Mustafa: Flini rehat, do të qeverisim pa kushte
Prishtinë, 10 gusht - Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se qeveria e ardhshme do të jetë e përbërë nga bërthama LDK-AAK-NISMA dhe do të jetë e qëndrueshme dhe me kohezion.
Mustafa poashtu ka përmendur se kjo do të jetë qeverisje pa kushte dhe sipas tij \"të gjithë ata që brengosen se do të jemi të kushtëzuar nga ky apo ai subjekt në qeverisjen e ardhshme, iu them të flenë rehat\".
Postimi i plotë i Isa Mustafës:
Do të qeverism pa kushte. Rrugën e dimë. Ne arritëm të bëjmë një marrëveshje LDK, AAK, Nisma, të komunikojmë me VV dhe partitë e komunitetit joshumicë; të mbajmë një sjellje normale dhe demokratike edhe ndaj PDK-së dhe partive të koalicionit të saj.
Ky është vullneti ynë dhe kultura jonë politike. Prandaj të gjithë ata që brengosen se do të jemi të kushtëzuar nga ky apo ai subjekt në qeverisjen e ardhshme, iu them të flenë rehat. Qeverisja me bërthamë LDK, AAK dhe Nisma do të jetë e qëndrueshme dhe me kohezion të plotë. Do të punojmë në interes dhe në të mirë të Kosovës.