Isa Mustafa e Shpend Ahmeti në balotazh për Prishtinën
Sipas DNV, Isa Mustafa është duke prirë me 43.6 për qind të votave i ndjekur nga Shpend Ahmeti i VV-së, me 31 për qind.
Gara e balotazhit është konfirmuar nga të dyja subjektet politike.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa ka konfirmuar përmes konferencës për media, se ai do të jetë në balotazh në garën për kryetar të kryeqytetit.
Po ashtu, edhe Vetëvendosje, ka konfirmuar balotazhin. Kandidati për Kryetar të Komunës, Shpend Ahmeti, tha se tashmë është e qartë që Prishtina po shkon në balotazh, mes LDK-së dhe Vetëvendosje!-s.
Lëvizja Vetëvendosje! ka shënuar rritje të dukshme në këto zgjedhje në Prishtinë. Jemi mbi 30%. Ne kemi dalë fitues në shumicën e lagjeve të qytetit, nëpër qendrat e votimit në Dardani, Ulpianë, Bregu i Diellit, Qendra, Faik Konica, Meto Bajraktari, Gjergj Fishta, e të tjera. Kemi qëndruar më keq në një pjesë të madhe të fshatrave si dhe në Kodrën e Trimave."
"Dallimi mes LDK-së dhe Vetëvendosje!-s është më pak se 10%, kurse në numër të vogël është më pak se 3000 vota momentalisht. Ky dallim është i arritshëm për raundin e dytë, duke pas parasysh se edhe votuesit e subjekteve tjera, kanë qenë të gatshëm për ndryshime, tha ndër të tjera Ahmeti.
E treta vjen PDK me Agim Çekun të cilët kanë 11.4 për qind ndërsa vetëm në pozitën e 4-të, vjen Korab Sejdiu me 5.7 për qind/.
Në pozitën e pestë aktualisht është Besnik Tahiri me 4.5 për qind ndërsa Partia e Fortë dhe kryetari Lexhendar deri më tani kanë vetëm 1.4 për qind.
Tani, Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti do të masin forcat edhe njëherë në balotazh.
Isa Mustafa 43.6 për qind
Shpend Ahmeti 31për qind
Agim Çeku 11.4 për qind
Korab Sejdiu 5.7 për qind
Besnik Tahiri 4. 5 për qind
Visar Arifaj 1.4 për qind