18 Janar 2025

Isa Mustafa e përkujton Nekibe Kelmendin

Prishtinë, 19 qershor -  Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot Nekibe Kelmendin në pesë vjetorin e vdekjes së saj, ai në postimin e tij ne Facebook e ka quajtur Kelmendin si \"Shtylla e Lidhjes Demokratike të Kosovës\".

Mustafa e ka vlerësuar Nekibe Kelmendin në nivelin më të lartë të punës së saj dhe sakrificën që ka bërë për vendin, ai ka thënë se Kelmendi ishte e guximshme, njeri që ndëgjonte dhe bashkëpunonte me të gjithë dhe kishte guxim të fliste dhe të ipte ide për ndryshim.

\"Përkujtojmë sot Nekibe Kelmendin, Ministren e Drejtësisë, deputeten e Kuvendit të Kosovës, nënkryetaren e LDK-së, gruan e fortë të Kosovës. Nekiben, të cilës okupatorët serb natën e 24 dhe 25 marsit të vitit 1999, në shenjë hakmarrjeje për veprimtarinë atdhetare, ia masakruan dhe vranë bashkëshortin Bajram Kelmendin, avokat, dhe djemtë Kastriotin dhe Kushtrimin, por kurrë nuk e humbi vullnetin të punojë për Kosovën, për të ardhmen e gjeneratave të bijve të saj.
Nekiben tonë, para pesë vitesh e mundi një sëmundje e rëndë\", ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij ajo ishte veprimtare dhe shtyllë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, luftëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, stratege e ndërtimit të shtetit të së drejtës.

\"Grua me tipare që kishte durim të dëgjojë të tjerët por edhe guxim për të shprehur qartë qëndrimet e saj. Shëmbëlltyrë e personalitetit të fortë, vullnetit, guximit dhe dijes\", ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)