10 Janar 2025

Isa Mustafa e bëri me veprime korruptive Hashim Thaçin, president.

Prishtinë, 22 mars - Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa i cili tha se do e gjykojë vetën pse kishte mbështetur koalicionin me LVV-në.

"Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po thotë se para pesë ditëve "dhashë idenë për aplikimin e masave të jashtëzakonshme". Në fakt, masat e jashtëzakonshme tashmë ishin duke u aplikuar dhe ato jemi duke i shtuar. Kosova është ndër vendet qà « i ka marrë masat më herët, dhe pa mëdyshje qeveria e ka shpallur gjendjen e emergjencës shëndetësore."

"Problemi qëndron te zelli i Mustafës për të kërcyer menjëherë në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, zell ky që përputhet me ambicien e Presidentit. E, dihet pse Presidenti ka këtë ambicie: ai nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe deri në çastet e fundit me 3 shkurt u përpoq ta parandalonte Qeverinë e re", ka deklaruar Bislimi.

Ai ka vleresuar se nuk i ka hije një anëtari të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës të përdorë shprehje të tilla si "papagaj" e "kokëkrisur".

Kjo sipas tij nuk është as në frymën institucionaliste dhe as rugoviste të LDK-së me të cilën ne duam të bashkëqeverisim.

"Me fjalorin tonë publik ne japim shembujt për qytetarët. Bashkëpunimi ynë kërkon shembuj të mirë, jo të këqinj", ka thene ministri Bislimi.

Sipas Bislimit, Mustafa asnjëherë nuk ka vepruar kështu, që ka hyrë në koalicion me PAN-in, e që e bëri me veprime korruptive Hashim Thaçin, president.

"Isa Mustafa asnjëherë nuk e ka gjykuar veten që ka hyrë në koalicion me PAN-in dhe asnjëherë nuk e ka gjykuar veten që e ka b ërë, me veprime korruptive, Hashim Thaçin president."

"Por po shohim se e gjykon veten që e ka bërë kryeministër dikë i cili fitoi legjitimitet me zgjedhje demokratike e që ka në plan të parë luftimin e krimit dhe korrupsionit, dikë në mbrojtje të të cilit janë vënë gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit."

"Mustafa duhet të heqë dorë nga asocimi me figurat e PAN-it, dhe duhet ta forcojë qeverinë e përbashkët LV-LDK në luftën kundër virusit", ka deklaruar ne fund Bislimi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)