23 Janar 2025

Irlanda vazhdon ta mbështes Kosovën

Prishtinë 25 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Irlandës jorezident në Republikën e Kosovës, Kevin Dowling, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e ngushta ndërmjet dy vendeve duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët.

Presidentja Jahjaga vlerësoi rëndësinë e ofrimit të perspektivës së qartë evropiane për Kosovën dhe rajonin, si e vetmja alternativë për garantimin e paqes dhe stabilitetit dhe të ardhmes prosperuese të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ambasadori Dowling theksoi se Republika e Irlandës vlerëson progresin që Kosova ka bërë duke shprehur përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar mbështetjen për agjendën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)