Irlanda përkrahë anëtarësimin e Kosovës në BE
Prishtinë, 10 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim Shkëlqesinë e Tij ambasadorin e Republikës së Irlandës jorezident në Republikën e Kosovës, Pat Kelly.
Zëvendëskryeminstri Thaçi i uroi mirëseardhje ambasadorit Kelly, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës për Kosovën.
Irlanda është shembull se si vendet përfitojnë anëtarësimi në Bashkimin Evropian, u shpreh Thaçi. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer ndërshtetëror, të cilin synojmë ta zgjerojmë edhe në diplomaci, ekonomik dhe arsim, tha ai.
Ndërkaq, Shkëlqesia e tij ambadori i Republikës së Irlandës në Kosovë, Pat Kelly vlerësoi lartë marrëdhëniet mes Irlandës dhe Kosovës. Kelly tha se Irlanda ka përfituar shumë nga anëtarësimi ne BE dhe se shteti irlandez është i gatshëm të ndaj me Kosovën përvojë dhe mësimet nga ky proces, gjersa shtoi se Irlanda mbështet fuqishëm Kosovën në rrugën e saj drejt familjes së madhe evropiane.