22 Janar 2025

IOM i gatishëm për të ndihmuar në procesin e kthimit të azilkërkuesve

Prishtinë, 12 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e misionit të Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), Jorge Baca Vaughan, zonjën Maria Manke, përfaqësuese e zyrës rajonale të IOM-it për Evropën Juglindore dhe Valon Halimi, i dërguar i kësaj organizate në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga, duke e vlerësuar mbështetjen e IOM-it për Kosovën që prej përfundimit të luftës, theksoi nevojën e vazhdimit të përkrahjes së kësaj organizate përmes programeve të ndryshme që ajo i realizon në Kosovë dhe në rajon.

Duke folur për zhvillimet më të fundit dhe migrimin ilegal të një numri të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të BE-së, Presidentja Jahjaga theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të të gjitha institucioneve edhe vendore por edhe ndërkombëtare me qëllim të ndalimit të migrimit ilegal dhe përgatitjen për kthimin e tyre nga vendet e BE-së.

Ajo tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në garantimin e sundimit të ligjit, që do të mundësojë edhe zhvillimin ekonomik dhe, krahas kësaj, edhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.   

Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin që ka IOM-i në ndihmë institucioneve vendore lokale dhe atyre qendrore për riintegrimin e të gjithë qytetarëve që do të kthehen.

Shefi i misionit të IOM –it Jorge Baca Vaughan shprehu gatishmërinë për të ndihmuar institucionet e Kosovës në procesin e kthimit nga vendet e BE-së të azilkërkuesve nga Kosova, përmes programeve të ndryshme që kanë të bëjnë me krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën, mbështetjen për komunitetet si dhe përmes programit për kthimin vullnetar të të gjithë qytetarëve të Kosovës që janë azilkërkues ne vendet e BE-së.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)