Intervistat për punë të hapura për publikun në ASHMDHP
Prishtinë, 7 prill - Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ditë më parë kishte shpallur një konkurs publik për rekrutim të stafit, dhe për ta bërë më transparent dhe të hupur për publikun agjencia kishte bërë ftesë publike për pjesëmarrje në rolin e vëzhguesve gjatë intervistimit të kandidatëve që kishin kalur testin me shkrim.
Bujar Sadiku drejtor i përgjithshëm në Agjenci, tregon se vendimin që intervistat të jenë të hapura për publikun, e kanë marrë me qëllim transparencës dhe korrektësisë së procesit të rekrutimin, që çdo kandidati ti vlerësohen drejt njohuritë dhe shkathtësitë e tij.
Më tej z.Sadiku shton se gjatë intervistave kishte pjesëmarrës nga mediat dhe OJQ-të, të cilët u ndan të kënaqur që ju kemi dhënë mundësin që në mënyrë të drejtpërdrejt të monitorojnë procesin.