Interesimi i bashkëatdhetarëve në Gjermani për LDK-në në rritje
Prishtinë, 24 maj - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim pune anëtarë të degës së LDK-së në Gjermani.
Ai me këtë rast i njoftoi ata për procesin zgjedhor të LDK-së. Poashtu, gjatë takimit u diskutua për organizimin dhe mobilizimin e nëndegëve në Gjermani.
Gjatë takimit u konfirmua që interesimi i bashkëatdhetarëve tonë në Gjermani është shumë i madh.
I pranishëm në takim ishte edhe Avdullah Hoti, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së.