22 Janar 2025

Intensifikohet puna në procesin e liberalizimit të vizave

Prishtinë, 22 janar - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës është dakorduar me Komisionin Evropian për të dërguar një raport përfundimtar mbi zbatimin e kritereve të mbetura për liberalizimin e vizave.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ftoi në takim Grupin Punues për Liberalizimin e Vizave. Gjatë takimit, Ministri Çollaku i njoftoj përfaqësuesët e institucioneve për kontekstin politik të procesit të liberalizimit të vizave dhe u njoftua për së afërmi për sfidat e mbetura në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.
 
Gjatë takimit u diskutuan kriteret e mbetura në kuadër të zbatimit të Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Institucionet respektive raportuan në kuadër të Grupit Punuës për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrin me qëllim të adresimit të kritereve të mbetura.
 
Ndër të tjera, Ministri Çollaku tha “Qeveria e Republikës së Kosovës është dakorduar me Komisionin Evropian për të dërguar një raport përfundimtar mbi zbatimin e kritereve të mbetura. Ky raport do t’i dërgohet Komisionit Evropian vetëm atëherë kur të vlerësojm se kemi arritur të përmbushim të gjitha veprimet dhe masat e parapara me dokumente strategjike.

Prandaj sa më shpejt të adresohen kriteret e mbetura aq më shpejt do të dërgohet raporti në Bruksel, duke hapur rrugë kështu Komisionit Evropian për të dërguar edhe një mision vlerësues para se të nisen procedurat e brendshme te BE-së për për ndryshimin e rregullores 539/2001, pra të rekomandoj që Kosova të futet në listën e vendeve që mund të udhëtojnë në BE pa viza”.
 
Në fund të takimit, Grupi Punuës konkludoj punimet me ndarjen e detyrave për secilin institucion përgjegjës dhe dakordimin e afateve kohore për zbatimin e kritereve të mbetura.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)