Integriteti territorial i Kosovës i paprekshëm
Vjenë, 1 shtator - Nënkancelari i Austrisë, Mihael Shpindeleger ka porositur Beogradin të sqarojë raportet me Kosovën, pasi nga kjo varet kandidatura e Serbisë në Bashkimin Evropian, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme austriake.
Shpindeleger këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi që pati me homologun e tij hungarez, Janosh Martonijem dhe shefin e diplomacisë italiane, Franko Fratini. Ministri i jashtëm austriak njëherit nënkacelar i Austrisë ka përjashtuar çdo mundësi të ndarjes së veriut të Kosovës dhe bashkimit të kësaj pjese me Serbinë. Pavarësia e Kosovës dhe integriteti territorial i Kosovës për ne është i pakthyeshëm dhe këtë e dinë mirë edhe miqtë tanë serbë., ka potencuar Shpindeleger.
Austria, tha ai, mbështet integrimin e secilit vend të Ballkanit perëndimor në Bashkimin evropian veç e veç. Në këtë linjë ka thënë ai, janë edhe Hungaria dhe Italia. Shpindeleger ka apeluar tek Beogradi dhe Prishtina që përmes dialogut nën patronatin e Bashkimit Evropian të gjejnë zgjidhje për çështjen doganave.