Integriteti i Kosovës është i pacenueshëm
Prishtinë, 5 shtator - Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Beogradin ndërsa integriteti i Kosovës është plotësisht i garantuar.
Kështu është shprehur presidentja Jahjaga në një intervistë për revistën beogradase, Kord (Cord).
Ajo ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet vetëm përmes dialogut, në të cilën palët janë plotësisht të barabarta, nëse ka reciprocitet të plotë për të gjitha pyetjet dhe nëse zgjedhja është evropiane.