Integrimi evropian është prioritet i qeverisë së re
Ambasadorja e uroi Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe i ofroi mbështetje të madhe, si një partner strategjik dhe shumë i afërt i popullit shqiptar.
Kurti ka thënë se aleatët tanë ndërkombëtarë janë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, e sidomos kur një prej tyre është një vend mik e i afërt sikur Kroacia.
"Me Kroacinë përveç që duhet të bashkëpunojmë në sferën ndërkombëtare, bashkëpunimi më të duhet të bëhet edhe në atë regjional", ka theksuar Kurti.
Të përbashkëtat mes Kosovës e Kroacisë sipas tij janë të shumta, prandaj edhe duhet që edhe bashkëpunimi të rritet.
Kroacia tashmë ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian dhe ky është një fat i madh për shtetin tonë dhe si të tillë duhet ta shfrytëzojmë.
Kryeministri Kurti ka thënë po ashtu se integrimi evropian është prioritet i qeverisë së re dhe për këtë do të angazhohen të gjitha kapacitetet tona intelektuale e ekipore për të arritur më të mirën e mundshme.