21 Janar 2025

Integrimet Evropiane synim por edhe proces reformues i Kosovës

Prishtinë, 11 nëntor - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Eurodeputeten,  Ulrike Lunacek, të cilën e ka falënderuar për kontributin e saj dhënë për Kosovën, në veçanti për raportimin që ka bërë për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Ministri Kuçi gjatë diskutimit me znj. Lunacek, është fokusuar kryesisht në Integrimin Evropian të Kosovës si dhe kanë diskutuar për nevojën e liberalizimit të vizave.

Gjithashtu Ministri Kuçi ka përmendur rëndësinë e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si hap i parë juridik në marrëdhëniet Kosovë - BE  dhe ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të gatshme të marrin përsipër përgjegjësit të cilat iu takojnë duke potencuar se roli i partnerëve ndërkombëtar, në veçanti ndihma e misionit të BE-së, është e nevojshme, në formë të asistencës për ngritjen e kapaciteteve në fusha specifike.

Ministri Kuçi theksoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar, me interes të llogaridhënies dhe ruajtjes së sovranitetit të shtetit të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)