Instituti “Musine Kokalari” shpalos “Monitoruesin Social e Demokratik”
Prishtinë, 18 korrik - Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” organizon konferencë për media në të cilën do të shpalos “Monitoruesin Social e Demokratik”.
“Monitoruesi Social e Demokratik” është përmbledhje e disa të dhënave statistikore të hulumtuara, nga fusha e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe të efekteve sociale të pandemisë Covid-19.
Në konferencë do të flasin Visar Ymeri, Drejtor Ekzekutiv i Institutit dhe Naim Jakaj, hulumtues.
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, gazetarëve u kërkohet që të mbajnë maska mbrojtëse.