Institucionet të formohen sa më shpejt
Prishtinë, 13 tetor - Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff ka ritheksuar nevojën e krijimit sa më të shpejt të institucioneve të Kosovës.
Në një debat të organizuar për Raportin e Progresit për Kosovën, Cliff ka vënë në pah frustrimin për situatën e krijuar.
\"Duhet shpejt të vazhdohet tutje me formimin e parlamentit dhe qeverisë sepse e keni parë që ka një frustrim në rritje nga qytetarët për politikanët, por kjo ekziston edhe nga Brukseli, por mund të them edhe nga Londra\", ka thënë Cliff, duke folur.
Në këtë debat të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike është thënë se mangësia për adresimin e të gjeturave këtë vit është më e madhe, marrë parasysh vendin pa institucione muajt e fundit.