Institucionet nuk respektojnë vendimin e qeverisë për të punuar me staf esencial
Prishtinë, 10 korrik - Kryesia e Sindikatës së Pavarur të Administrës së Kosovës (SPAK) në mbledhjen sot analizoi situatën aktuale në të cilën është duke kaluar shoqëria jonë me theks te veçantë trajtoi problematikën dhe shqetësimet që janë duke kaluarpunëtorët e Administratës Publike në nivel qendror dhe lokal ne këtë kohë pandemie.
SPAK në bazë të informacioneve qëidisponon nga tereni është e shqetësuar lidhur me trajtimin jo korrekt-adekuat ne raport me punëtorët e administratës pasi që edhe pse është kërkuar nga institucionet të punohet me staf esencial nuk është duke u respektuar në nivelin qendror e as atë lokal.
SPAK thekson se mungesa e pajisjeve si dorëza, maska dhe dezinfektues në shumicën e rasteve nuk iu sigurohet nga punëdhënësi.
Në bazë të asaj që u cek më lartë SPAK kërkon nga institucionet qendrore dhe lokale urgjentisht t'i respektojnë rekomandimet e IKPSH-së dhe vendimet e MSH-së lidhur me masat për parandalimin e pandemisë Covid 19 në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale dhe kërkojmë që të punohet vetëm me staf esencial e të cilëve tu sigurohen pajisjet adekuate mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse.
SPAK po ashtu kërkon të ndalohet diskriminimi sa i përket testimeve për Covid 19 pasi që shërbyesit civil nuk trajtohen barabartë në raport me udhëheqësit (stafi politik-drejtues).
"U bëjmë thirrje të gjithë Shërbyesve civil për kujdes të shtuar pasi që shëndeti është prioritet mbi të gjitha".
"Paralajmërojmë organet drejtuese si në nivelin qendror dhe lokal në rast se nuk i respektojnë rekomandimet e lartshënuara në raport me shërbyesit civil nuk përjashtohetmundësia ne si SPAK te reagojmë me veprime sindikale," thekson SPAK.