Institucionet krijohen para 28 nëntorit

Kjo do ti hapë rrugë thirrjes së seancës konstituive, e cila pritet të bëhet nga kryesuesja Flora Brovina më së largu të enjten, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithëse emrat e titullarëve të ministrive mbahen sekret, edhe kundërthëniet rreth postit të kryeministrit po vazhdojnë.
Derisa LDK-ja thotë se Isa Mustafa është i pakontestueshëm, për PDK-në kjo çështje ende nuk është vendosur. Sipas analistëve, posti i kryeministrit është jetik për karrierën politike të Isa Mustafës, sepse në të kundërtën ai nuk do të mund ti bëjë ballë fuqizimit të ndonjë lideri të ri.
Zyrtarë të LDK-së kanë paralajmëruar se marrëveshja është e zbatueshme vetëm me Mustafën në krye të qeverisë.
Në anën tjetër, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, në vazhdimësi refuzon të thotë se ka hequr dorë nga posti i kryeministrit.
Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, ka thënë se debati po zhvillohet me partnerin e koalicionit, por jo edhe në PDK.
Jemi duke biseduar me LDK-në për pozita udhëheqëse dhe jo ende në PDK, ka thënë Kuqi.
/Koha Ditore/