Institucionet emërojnë persona të pa kualifikuar në pozita të larta
Prishtinë, 14 prill - Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka publikuar raportin e monitorimit të rekrutimit të titulluar 'Ndarja e Kulacit'.
Ky raport përmban të dhëna të grumbulluara brenda periudhes qershor 2018 - mars 2019 nga monitorimi direkt i 32 konkurseve, 14 janë zhvilluar me asistencë të kompanisë angleze të rekrutimit BDO dhe 18 tjera jashtë listës së BDO-së.
Këto monitorime janë pjesë e projektit për monitorimin e proceseve të rekrutimit të pozitave të larta drejtuese që BIRN është duke e implementuar në bashkëpunim me Ambasadën Britanike.
Raporti konstaton se institucionet e Kosovës kanë dështuar në implementimin e marrëveshjes së nënshkruar me Ambasadën Britanike duke emëruar nëpër pozita të larta persona që nuk i plotësonin kushtet sipas vlerësimeve të ekspertëve britanikë.
Nga 6 rastet e monitoruara, vetëm në një rast kandidatët e suksesshëm sipas vlerësimit të BDO-së janë votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Në total, prej fillimit të përkrahjes së Ambasadës Britanike për institucionet e Kosovës në rekrutim, janë 10 konkurse që kanë përfunduar duke emëruar nëpër pozita persona të pa-emërueshëm.
Raporti i Monitorimit përmban detaje për konkurse specifike që tregojnë për shkeljet dhe ndërhyrjet që janë bërë për të emëruar persona që nuk i plotësonin kriteret.
Në raport mund të lexohen prapaskenat e disa prej proceseve të rekrutimit të cilat janë përcjellë me probleme të cilan janë zgjedhja e drejtoirt të Agjencisë per Krahasimin dhe Verifikimin e Pronave, zgjedhja e anëtarëve të Bordit te Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, selektimi i anëtareve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, zgjedhja e drejtorit te Agjencisë Tatimore të Kosovës (ATK), përzgjedhja e anëtarëve të Bordtit të KOSTT-it, zgjedhja e kryeshefit të Ndërmarrjes se Re Energjetike të Kosovës (NKEC), zgjedhja e sekeretarit të Ministrisë së Infrastrutkurës.
Kurse sa i përket pozitave të monitoruara në nivel lokal që janë pëecjellë me probleme janë përzgjedhja e Bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), procesi i rekrutimit të anëtarëve të Bordit të Prishtina Parking, zgjedhja e kryeshefit eksekutiv të Stacionit të Autobusëve të Prishtinës, procesi i rekrutimti në Hortikulturë, etj.
Në disa raste BIRN nuk është lejuar të monitorojë konkurse të rëndësishme që janë inicuar nga institucionet e Kosovës.
Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar që BIRN ta monitorojë konkursin për bordet e 14 ndërmarrjeve publike.
Gjithashtu është refuzuar monitorimi i konkursit për Drejtor dhe Zëvëndës Drejtor të Policisë së Kosovës, por edhe disa pozitave të larta që jan inicuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës.