Iniciativa Qytetare për Veprim kërkon dorëheqjen e Agim Bahtirit
Mitrovicë, 18 qershor - Iniciativa Qytetare për Veprim (IQP) organizon sot aksion simbolik përpara komunës së Mitrovicës për të kërkuar përgjegjësi publike dhe dorëheqje nga kryetari i komunës Agim Bahtiri për fjalën dhe premtimet e dhëna për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër.
Kryetari i Mitrovicës në mënyrë të vazhdueshme ka dhënë premtime që nëse nuk largohet barrikada mbi lumin Ibër deri më 15 qershor 2016 ai do të japë dorëheqje. Prandaj, ne sot kërkojmë nga ai që ta mbaj fjalën dhe të japë dorëheqje.
Dorëheqja do të ishte i vetmi premtim të cilin Agim Bahtiri mund ta mbante nga të gjitha premtimet që i ka bërë deri sot, e nuk e ka realizuar asnjërin nga to.