Incidenti nuk do të ndikojë në situatën e përgjithshme në veri
Prishtinë, 10 nëntor - Pas incidentit të mbrëmshëm që ndodhi në pjesën veriore të Mitrovicës, konkresisht në lagjen Kroi i Vitakut, me çrast humbi jetën një serb dhe janë plagosur dy të tjerë, krerët më të lartë të shtetit tonë e dënuar edhe njëherë atë, duke bërë thirrje për qetësi në mesin e qytetarëve.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka shprehur keqardhjen për një incident të tillë dhe u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që ta kryejnë punën e tyre, në mënyrë që të dihet e vërteta lidhur më atë rast.
Qeveria e Kosovës ka shprehur keqardhje për një incident të tillë. Natyrisht e ka dënuar incidentin dhe ka kërkuar dhe kërkon nga organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e vet. Incidentet ndëretnike apo edhe incidentet me motive të tjera, pa marrë parasysh cilat mund të jenë, madje në rastin konkret, janë diçka që e tensionojnë situatën dhe nuk i kontribuojnë aktiviteteve që po i bëjmë ne, ka thënë Kuçi.
Ai ka shtuar më tej se beson që organet e drejtësisë do ta thonë fjalën e vet dhe shpret shumë i bindur se qytetarët do ta kenë të vërtetën e duhur dhe kjo nuk do të ndikojë në tensionimin e përgjithshëm të situatës në atë pjesë të Kosovës.
Kuçi ka folur edhe për ndikimin që mund të kenë këto incidente në dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se çështja e dialogut është çështje ndërmjet të dyja shteteve, ndërsa incidentet e tilla ndikojnë në funksuionalizimin e shtetit të Kosovës.
Çështja e dialogut Kosovë-Serbi është diçka që është raport në mes të dy shteteve tona, ndërsa incidentet mbi të gjitha do të thoja se e tensionojnë dhe e dëmtojnë vetë brendinë e shtetit dhe funksionalitetit tonë, ka thënë ai.