Inciativa Qytetare e Lipjanit IQL, bashk me Limajn
Prishtinë, 3 mars - Iniciativa qytetare për Lipjanin, pas themelimit të subjektit të ri politik NISMA për Kosovën, konsideron që është krijuar mundësia alternative për unifikim në artikulimin e preokupimeve të qytetarëve tanë në çështjet e ndërtimit të shtetit dhe demokracisë.
E përbashkëta e subjektit të ri politik, me qytetarët e vendit, është nevoja për organizim dhe veprim ndryshe, nga ajo që deri tani e kishte karakterizuar skenën tonë politike e shtetërore.
Deklarata Programore, qëndrueshmëria dhe koherenca me zhvillimet në realitetin tonë, e themeluesëve të \"NISMA për Kosovën\" dhe përputhja esenciale me synimet e IQL-së, përbëjne parakushtet që mundësojnë angazhim të përbashket në të mirë të vendit!
Andaj, Kryesia e IQL-së në Lypjan, në pajtim me strukturat tjera të organizuara, ka marrë vendim për bashkim-shkrirje në kuadër të strukturave të NISMA për Kosovën.
Pra që nga sot e gjithë struktura e IQL-së, aktivitetin politik dhe organizativ do ta zhvillojë në kuadër të strukturave të Nismës për Kosovën.
Njëherësh iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, për përkrahje për projektin tonë politik!