Inaugurohet Asamblea e Këshillave Rinore Komunale të Kosovës
Prishtinë, 16 mars - Sot në seancan plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës mbahet takimi inaugurues i Asamblesë së Këshillave Rinore Komunale (KRK) të Kosovës.
Në këtë takim, nxënësit pjesëmarrës të KRK-ve do të paraqesin punën e Asamblesë së tyre në Kuvendin e Kosovës.
Nxënësit gjatë këtij takimi do të debatojnë për çështjet e identifikuara në Këshillat Rinor Komunale duke prezantuar rezolutat të cilat janë debatuar dhe hartuar në takimet e KRK-ve.
Rezolutat paraqesin rekomandimet e të rinjve për përmirësimin e çështjeve të identifikuara. Pas votimit të këtyre rezolutave në Asamblenë e KRK-ve, rezolutat do tua dorëzojnë në një ceremoni solemne Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendeve Komunale përkatëse.
Asambleja e Këshillave Rinore Komunale të Kosovës organizohen me mbështetje të projektit Votuesit e së Ardhmes.
Qëllimi i këtij projekti është ti inkurajoj të rinjtë të jenë më aktiv në komunat e tyre.
Gjatë këtyre pesë viteve prej fillimit të projektit, ne kemi punuar me 42,000 nxënës prej anembanë Kosovës, nga të gjitha përfaqësitë etnike, dhe i kemi edukuar për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje të drejta dhe të lira.
Përveç nxënësve dhe pjesëmarrësve tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar, në këtë takim do të marrin pjesë edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Tracey Ann Jacobson dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.