Inaugurimi shtyhet për të shtunën
Bruksel, 10 janar - Inaugurimi i komunve serbe në territorin e Kososës është shtyer edhe për një ditë me kërkesë të Brukselit, pasi që Bashkimi Evropian nuk ia arriti të bindë delegacionin serb që gjatë procesit të respektojë ligjet e Republikës së Kosovës.
Zëvenëdskryeminitrja e Kosovës, Edita Tahiri e cila kryeson me delegacionin kosovar ka deklaruar se sërish është rikonfirmuar qëndrimi si i Prishtinës ashtu dhe i Brukselit se inaugurimet mund të konsiderohen si legale vetem nëse bëhen në pajtim të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës.
Bashkimi Evropian mbështetë mbajtjen e procesit konform ligjeve të Kosovës sepse kjo del nga marrëveshja e Brukselit. Ndërsa inaugurimi i komunave do shtyhet deri në momentin kur të arrihet marëveshje rreth respektimit të ligjeve të Kosovës, ka deklaruar Tahiri.
E moment i fundit është nesër në mesnatë kur kalojnë të gjita afatete ligjore për përfundimin e procedurave që janë të lidhuar me inaugurim të komunave.
Bashkimi Evropian do vazhdojë të ushtrojë trysni deri në momentin e fundit, në tentim q ëtë mos cënohet marrwveshja e prillit, e cila këtu u kaulifikua si historike, andaj edhe bisedat dyalëshe në mes të zyrtarëve evropian dhe atyre serb do vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme. (rtk)