18 Janar 2025

Inagurohet shtatorja e ish -presidentit Rugova në Prishtinë

Prishtinë, 27 shtator - Në Prishtinë u zhvillua në mesditë ceremonia e inaugurimit të shtatores së ish presidentit, Ibrahim Rugova.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidentja Atifete Jahjaga, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, personalitete vendore e ndërkombëtare, si dhe qytetarë të shumtë.

Gjatë fjalës së saj, Presidentja Atifete Jahjaga tha se kjo ditë është një ditë historike sepse nga sot në këtë vend, do të qëndrojë shtatorja e ish presidentit Rugova.

“Presidenti Rugova është intelektuali që tek ne e solli frymën e demokracisë perëndimore”, tha ndër të tjera, Jahjaga, duke shtuar se organizoi jetën e qytetarëve në Kosovë, si masë kundërvënie ndaj shtypjes së asaj kohe.

Filozofia paqësore politike e Rugovës tashmë sipas saj është e pranuar dhe e dëshmuar si koncept i Filozofisë së re Politike,  arriti që me sukses të tubojë gjithë popullin rreth kësaj ideje të çlirimit kombëtar dhe çliruese demokratike.

"Kjo filozofi politike, e përjetësuar si politike aktive paqësore, e ndërtoi shtetin e Republikës së Kosovës duke anashkaluar okupimin e egër, që i ishte imponuar me dhunë popullit dhe me funksionalitetin e plotë të të gjitha segmenteve organizoi jetën e gjithë qytetarëve, si kundërvënie konkrete masave shtypëse të një regjimi diktatorial, me të cilën gjë fitoi admirimin e mbarë botës, përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të Bashkimit Evropian, për kauzën tonë të drejtë për të qenë të lirë dhe të dinjitetshëm në tokën tonë Dardane, siç e thoshte gjithmonë Presidenti Rugova", theksoi Jahjaga.

Ndërsa kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se kjo ditë e shtatorit na bën krenar që punuam në shekullin e Rugovës.

Ai ishte zëri i vetëm që tregonte rrugën e jetës, rrugën e paqes për të gjithë. Mustafa tha se Rugova propozoi himnin “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” për të nderuar të gjithë të rënët e Kosovës

Shtatorja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka arritur, mbrëmë vonë, në Prishtinë.

Pak para mesnate, ajo është vendosur në bazamentin e ngritur në Sheshin e Pavarësisë, i cili e mban emrin “Ibrahim Rugova”.

Edhe në ato orë të vona, aty ishin mbledhur qindra qytetarë, të cilët ndiqnin së afërmi vendosjen e shtatores në bazament.

Rrugëtimi i shtatores nga Tirana në Prishtinë është shoqëruar nga pjesëtarë të ushtrisë e të policisë së Shqipërisë dhe nga pjesëtarë të FSK-së dhe të policisë së Kosovës.

Shtatorja ka përshkuar rrugën e kombit dhe autostradën që mban emrin e presidentit Rugova, i cili këtu e njëzet vjet më parë kishte qenë ideatori i realizimit të këtij projekti madhor që e lidh Kosovën me Shqipërinë.

Në vendkalimin kufitar midis Shqipërisë e Kosovës, në Vërmicë, kishte dalë për ta pritur edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili është shprehur i entuziazmuar me realizimin e projektit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)