22 Janar 2025

Implementimi i të drejtave të LGBT përcaktuese për të ardhmen

Prishtinë, 4 nëntor – Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, i prirë nga  Lirije Kajtazi, kryetare e komisionit, takoi sot përfaqësuesin e Departamentit të Shteteve të Bashkuara të  Amerikës për të drejtat e komunitetit LGBT, z, Rendy Berry.

Në këtë takim, në të cilin morën pjesë edhe kryetarë të komisioneve të tjera, përkatësisht, kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqiu, kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu, si dhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, është biseduar për respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, përfshirë këtu edhe të drejtat e komunitetit LGBT.

Për aktivitetet nga fushëveprimtaria e komisionit, me theks të veçantë për realizimin e  të drejtat e njeriut, mysafiri është njoftuar nga kryetarja e komisionit, Kajtazi.

Ajo e njoftoi atë për ligjet e miratuara si dhe masën e zbatimit të tyre në praktikë. Kemi të miratuara  një pako ligjesh, të cilat garantojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve, pa dallim etnie besimi dhe orientimi seksual, tha kryetarja e komisionit,  Kajtazi.

Për përkushtimin e tyre në realizimin e të drejtave të njeriut, folën edhe Blerta Deliu, Teuta Sahatqiu, Megjide Mjaku-Topalli, Alma Lama e Vjosa Osmani.

Ato vunë në spikamë angazhimin për zbatimin  e ligjeve nga fusha e të drejtave të njeriut, ndërkaq, vlerësuan se të drejtat e komunitetit LGBT, paraqesin sfidë, duke pasur parasysh stadin e zhvillimit të demokracisë në vendin tonë.

I dërguari nga Departamenti i Shtetit Amerikan për të drejtat e komunitetit LGBT, Berry, ndërkaq, i inkurajoi të pranishmit për realizimin e të drejtave të njeriut.  “Implementimi i të drejtave të njeriut dhe të komunitetit LGBT, janë përcaktuese për të ardhmen demokratike të një shoqërie”, tha ai.

Ai foli edhe për praktikat e SHBA-ve, në realizmin e të drejtave të komunitetit LGBT.

Për realizimin e të drejtave të komunitetit LGBT,  është i angazhuar presidenti,  si dhe sekretari i shtetit amerikan, tha ai, ndërkaq, porositi: “Për këtë çështje duhet folur dhe avokuar publikisht  ju dhe  bartësit e politikës së vendit tuaj”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)