29 Dhjetor 2024

Iliriana Gafurri kryetare e Forumit të Gruas së LDD

Prishtinë, 20 qershor - Në konventën e zgjedhore të forumit të gruas së LDD-së kryetare u zgjodh .dr. Iliriana Gafurri.

Me këtë rast kryetari i LDD-se Akademik Nexhat Daci, vlerësoi lartë kontributin e gruas Dardane në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova.

Kryetari Daci edhe ne këtë konventë kritikoi edhe një herë koalicionin aktual qeverisës, duke e cilësuar atë si qeverinë më të keqe që ka pasur ndonjëherë Kosova.

“LDD, shoqëria civile dhe ajo akademike, gjithë shoqëria e Kosovës e dinë se ky koalicion qeverisës asnjëherë nuk i ka vizituar kufijtë  Kosovës. Ne në LDD e themi se ata nuk i dinë se ku i ka Kosova kufijtë sepse përditë ata shkelen, përdhosen dhe maltretohen  jo vetëm ne veri, por edhe në Dukagjin  dhe te Kamenica, Karaqeva. Kjo qeverisje as edhe ne një pikë të shtetësisë nuk e respekton kushtetutën e vetë”

Kryetari i LDD-se Nexhat Daci paraqiti vlerësimin e këtij subjekti se Kosovën e ka kapluar një krizë e rrezikshme pasi që populli nuk i beson qeverisë së vetë.

“Nëse e krahasojmë për 10 vjet, në besimi i qytetareve te vendin është ne pikën më të ulët të mundshme për shtetin dhe udhëheqësin e vetë. Për fat të keq kjo lloj qeverisje ka përkrahjen e faktori ndërkombëtarë. Një qeverisje e zënë në krim të organizuar, politik dhe ekonomik, në korrupsion  të lartë, nuk është në gjendje ta udhëheqë shtetin, me koncept, me vizion dhe dinjitet shtetërorë.“

Daci paralajmëroi se shumë shpejtë LDD do të paraqes platformën për qeverisje për shtetin e qytetarëve, për shtetin kushtetues, normal demokratik dhe për qytetarin e lumtur në shtetin e vetë.

Përkundër përpjekjeve të koalicionit qeverisës për ta dobësuar LDD, në këtë subjekt beson i gjithë spektri kombëtar tha, Nexhat Daci ne konventën zgjedhore te forumit të gruas të LDD-së.

Ndërsa nënkryetarja e parë e këtij subjekti dhe kryetarja e deritanishme e Forumit te Gruas te LDD-se, Besa Gaxherri, theksoi se LDD bashkë me forumin e Gruas dhe atë të Rinisë tashmë është e konsoliduar dhe e përgatitur si një alternativë tepër serioze për qytetarët e Kosovës .

“LDD garanton një të ardhme krejt ndryshe nga e sotmja, Kosova ka nevojë me shumë se kurrë për kontributin e gruas dardane. Pas dy vjet të pavarësisë, Kosova është ngërthyer në një krizë të thellë politike dhe ekonomike pasoj e kësaj keqqeverisje, ku është instaluar krimi i organizuar dhe korrupsioni”.

Gaxheri tha se Forumi i gruas te LDD është model për integrimin e gruas në sferën politike. Pas kësaj konvente në përbërje të kryesisë së LDD-së  janë  mbi 27% gra, nënkryetarja e parë grua dhe mbi 30% përfaqësim të gruas ne Kuvendin e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)