Ilir Meta sot nis vizitën në Gjilan

Prishtinë, 24 nëntor - Kryeparlamentari Ilir Meta viziton ditën e sotme Gjilanin, në kuadër të festave të nëntorit.
Meta do të pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në orën 11:30, ndërsa rreth orës 12:00 do të takojë përfaqësuesit e Lëvizjes Vatra.
Pas këtij takimi, Meta do të ketë një konferencë për mediet në zyrën e kryetarit Lutfi Haziri, ndërsa më pas do të vizitojë edhe gjimnazin e ri Zenel Hajdini.
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Meta nuk do mungojë as në Akademinë, e cila është organizuar me rastin e 102-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, që do të fillojë në orën 13:00.