Ilir Dugolli ambasador jorezident në Estoni
Prishtinë, 25 maj - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, Ilir Dugolli, është akredituar ambasador jorezident në Republikën e Estonisë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë, përmes një note verbale, e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës me këtë vendim të Qeverisë së Estonisë.
Sipas këtij vendimi, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Ilir Dugolli, është akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Estonisë, me rezidencë në Mbretërinë e Belgjikës.
Akreditimi i Ambasadorit Dugolli, në Republikën e Estonisë, është një hap i rëndësishëm në vazhdën e përpjekjeve të shtetit të Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral me shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës.