18 Janar 2025

Ilegalët në veri të Kosovës vazhdojnë punën

Mitrovicë, 12 shtator - Pavarësisht marrëveshjes së arritur në Bruksel për shpërbërjen e strukturave paralele, komunat ilegale në veriun e Kosovës ende janë të hapura.

Të gjitha këto komuna janë duke vazhduar normalisht punët e tyre ditore, ndërkohë që stafi që punon në këto komuna po vazhdon të financohet nga Serbia kurse qytetarët serbë çdo ditë janë duke u pajisur me dokumente të Republikës së Serbisë.

E hapur dhe duke ofruar shërbime është edhe Komuna ilegale e Mitrovicës veriore, kryetar i së cilës është Kërstimir Pantiq.

Pavarësisht se serbët e veriut pritet të dalin në zgjedhjet e nëntorit, kurse kryetari ilegal Pantiq pritet të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës veriore nga lista “Srbija”, ai akoma del çdo ditë në vendin e tij të punës. Mediat kosovare, gjegjësisht një ekip i televizionit KTV nuk janë lejuar për të xhiruar ambientet e punës së kryetarit ilegal të Mitrovicës së veriut.

Për zgjedhjet e nëntorit në Komunën e Mitrovicës veriore për kryetar komune pritet të garojnë si kandidate e pavarur, shefja e Zyrës administrative në veri, Adrijana Hoxhiq, Kërstimir Pantiq nga lista “Srbija”, dhe Agim Deva, kandidati i vetëm shqiptar i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Mirëpo, kandidati i listës “Srbija”, Pantiq është i njohur për opinionin publik si një përkrahës i hapur i strukturave paralele.

Prej aksionit të 25 korrikut, Pantiq ka qenë i pranishëm pothuajse në çdo aksion të strukturave paralele.

Disa herë rresht ai ka organizuar edhe vendosjen e barrikadave derisa në dhjetëra paraqitje të tij televizive u ka bërë thirrje për rezistencë serbëve të veriut.

Mbase kjo do të ndryshojë së shpejti pasi që Beogradi sot ka shkarkuar kuvendet ilegale komunale dhe krerët e tyre, si dhe ka caktuar krerë të tjerë të përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve të 3 nëntorit. (KTV)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)