18 Maj 2025

IKP: T'i gjendet një zgjidhje çështjes së UNMIK-ut në Kosovë

Prishtinë, 29 prill - Që nga shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, marrëdhënia ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe UNMIK-ut ka qenë të paqarta.

Për të trajtuar këtë qështje, Instituti Kosovar i Paqes (IKP) në bashkëpunim me Departamentin e Shkencës Politike të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’. ka organizuar sot tryezën me titull ‘UNMIK-u: 1999 - ? skenarët dalës’.

Marrëdhëniet Kosovë-UNMIK duhet të transformohen në të mirë të funksionalitetit të shtetësisë së Kosovës. Krahas përpjekjeve për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, Kosova duhet të zgjidh edhe problemin e marrëdhënieve me UNMIK-un, në mënyrë që të fuqizohet legjitimiteti ndërkombëtar i shtetësisë së Kosovës.

Anëtarë të panelit për qështjen ne fjalë ishin: znj. Dhurata Hoxha, këshilltare politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Adem Beha, drejtor i programeve në KIP, z. Bekim Baliqi, profesor në Departamentin e Shkencës Politike, dhe z. Gezim Selaci, Ligjërues në Departamentin e Sociologjisë.

Në hapje të tryezës, Adem Beha deklaroi se që nga viti 1999, Misioni i UNMIK-ut në Kosovë – bazuar në Rezolutën 1244 të KS - ka aplikuar katër politika në Kosovë. Së pari, politika e garantimi të paqes negative (1999 – 2002), e që ka qenë restaurimi i rendit dhe ligjit në Kosovë.

"Së dyti, politika e ‘kushtetutës pa shtet’ (2002 – 2003), që ka nënkuptuar krijimin e institucioneve autonome vete-qeverisëse në Kosovë dhe, së treti, ‘politika e kushtëzimit’ nëpërmjet ‘standardeve para statusit’(2003 – 2007) dhe transferim gradual të kompetencave nga PSSP në institucionet lokale, e që ka nënkuptuar realisht vendosjen e qartësisë mbi statusin final të Kosovës. Së fundi, por shumë  e rëndësishme, UNMIK-u ndjek politikën e mosnjohjes  e që nënkupton se fakti i shpalljes së pavarësisë nuk është i njohur për këtë mision ndërkombëtar”.

Në fjalën e sajë këshilltarja politike e Kryeministrit të Kosovës znj. Dhurata Hoxha tha se "UNMIK-u ka filluar një proces të rikonfigurimit që nga shpallja e pavarësisë. Kështu ai e ka zvogëluar prezencën në mënyrë të ndjeshme. Që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës UNMIK-ut i është hequr autoriteti.

Megjithatë, UNMIK-ut sipas 1244 i mbesin disa përgjegjësi veçanërisht kur është në pyetje përfaqësimi i Kosovës ne Këshillin e Sigurisë. Sidoqoftë, UNMIK-u ne Kosove edhe pse me mision te zvogëluar kishte mbetur ne Kosove ne gjendje te fjetur, përveç zyrës administrative te UN ne veriun e Mitrovicës, zyre kjo e cila financohej nga Qeveria e Kosovës me rreth 4 milion buxhet vjetor. Mirëpo ne maj 2012 Qeveria e Republikës se Kosovës merr vendim te hape Zyrën Administrative te Mitrovicës Veriore, ku buxheti i zyrës se UNMIK-t ndalet, dhe i dedikohet kësaj zyre."

Prof. Bekim Baliqi foli rreth pamundësisë që sipas planit të Ahtisaarit të përfundonte misioni i UNMIK-ut në Kosovë. “Përpjekja që sipas planit të Ahtisaarit që brenda 120 ditësh, UNMIK-u të tërhiqej dhe zëvendësohej nga EULEX-i nuk ndodhi pas kundërshtimeve të serbeve dhe vendeve tjera, si dhe pamundësisë që Rezoluta 1244 të shfuqizohet. Sado që numri i zyrtarëve është reduktuar dukshëm dhe buxheti i misionit është margjinal, UNMIK-u mbetet formalisht në jetë për shkak të këtij ngërçi politik. Në anën tjetër, injorimi i UNMIK-ut nga ana e qeverisë e bën atë të operoj kryesisht në pjesën veriore të Kosovës”, shtoj prof. Baliqi.

Gezim Selaci foli për politikat etnike dhe kulturën politike të varësisë që vazhdon të jetë ende aktuale në jetën politike në Kosovë duke shtuar se“Angazhimi i UNMIK-ut në Kosovë ka qenë i orientuar nga ideja se ai është një mision ligjvënës e ekzekutiv i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ndër tjerash. Kjo qasje mbështetet në bazë etike, andaj në përpjekjen e saj për të “zgjidhur konfliktin”, “ndërtuar paqen”, etj. nuk është e vëmendshme ndaj natyrës politike të konfliktit në Kosovë”

Sa i përket skenarëve dalës gjatë tryezës u tha:

Anëtarësimi i Kosovës ne Kombet e Bashkuara përmes Asamblesë së Përgjithshme, mund të rezultojë me statusin e anëtarit vëzhguese për Kosovën dhe ky nuk është një opsion racional

Opsion tjetër është që pas implementimit të marrëveshjes për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë mund të kërkohet një rezolutë e re qe do të sponsorizohej nga BE-ja dhe SHBA-te.

Pavarësisht faktit që rezoluta 1244 mbetet ende në fuqi ka edhe rezoluta të tjera të Këshillit të Sigurimit që ekzistojnë vetëm formalisht, dhe një qasje e tillë ndaj 1244 është e mundshme në rastin e Kosovës.

Largimi i UNMIK-ut nuk përbën një gjë të madhe për sa i përket gjendjes faktike në terren dhe në politikën e brendshme. De-fakto UNMIK-u në Kosovë është persona non-grata dhe pa fuqi  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)