Igli Totozani do të qëndroj për një vizitë zyrtare në Kosovë
Prishtinë, 7 mars - Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka bërë të ditur se sot në Prishtinë, do të qëndroj për një vizitë zyrtare Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë, i shoqëruar nga bashkëpunetorët e tij.
Me këtë rast, Hilmi Jashari, Avokat i Popullit në Republikën e Kosovës dhe Igli Totozani, Avokat i Popullit në Republikën e Shqipërisë, do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes dy institucioneve homologe me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në interes të qytetarëve në shtetet respektive, me qëllim të mbrojtjes efektive të të drejtave dhe lirive nga veprimet e paligjshme të autoriteteve publike.
Me theks të veçantë, Marrëveshja i referohet shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave të mira lidhur me Mekanizmin Kombëtar për Parandalimin e Torturës, i cili tashmë është themeluar edhe në Kosovë, me vendim të veçantë, bazuar në Ligjin Nr. 05/ L- 019, për Avokatin e Popullit.