IFIMES: Beteja e ashpër për Prishtinën, prin Ahmeti
Prishtinë, 23 tetor - Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Afërt dhe Ballkanike (IFIMNES), vlerëson se, beteja kryesore politike për të parin e Prishtinës do të zhvillohet mes kryetarit aktual, profesorit universitar Isa Mustafa, i cili pretendon mandatin e tretë dhe Shpend Ahmetit (35), i diplomuar në Universitetin e Harvardit, si dhe nënkryetar i VV-së që udhëhiqet nga Albin Kurti.
Sipas IFIMES, Isa Mustafa smund ta përsëris rezultatin e vitit 2009 ku me 51 për qind të votave kishte arritur ta siguroj fitoren që në raundin e parë.
Kjo tregohet edhe përmes hulumtimeve të fundit të opinionit publik lidhur me zgjedhjet lokale 2013. Para fillimit të fushatës, sa i përket Prishtinës, sondazhet kanë treguar një garë të ngushtë mes LDK dhe lëvizjes Vetëvendosje, ku LDK ka pasur 21 për qind të votave ndërsa VV 19 për qind.\"
\"Dhjetë ditë pas fillimit të fushatës, anketat më të reja tregojnë një avantazh të madh dhe të pabesueshëm të Vetëvendosjes. Kështu anketa më e re tregon se VV ka mbështetjen e 24,2 për qind të votave, ndërsa LDK ka mbështetjen prej 15,9 për qind të votave, thuhet në analizën e IFIMES.
Në analizës e IFIMES theksohet se, nëse vazhdon ky trend gjatë fushatës kandidati i VV-së, Shpend Ahemti do ta fitoj komunën e Prishtinës që në raundin e parë, por me vota që pa mjaftueshme për të qeverisur.
Ndërkaq, në raundin e dytë, pritet që Isa Musatafa ta gëzojë mbështetjen e PDK-së, sepse LDK-ja është tregun si një opozitë më e pranuar për dallim nga VV-ja, e cila njihet si kritikuesja më e madhe e kryeministrit Hashim Thaçi. A do të ndikojë kjo mbështetje në fitoren e Mustafës akoma nuk mund të thuhet, mbetet e pa qartë, vlerëson IFIMES.
Instituti ndërkombëtar IFIMES vlerëson se humbja e PDK dhe LDK-së në Prishtinë do të jetë një goditje e madhe për këto dy subjekte, dhe me këtë do të hapet mundësia për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat mund të ndryshojnë skenën politike në Kosovë.