16 Janar 2025

Identifikohen aktivitete shtesë në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit

Prishtinë 3 maj - Nën kryesimin e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, sot u mbajt mbledhja e Grupit punues në kuadër të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Prokuroria e Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe shoqëria civile.

Në këtë takim u shqyrtua implementimi i aktiviteteve të identifikuara në mbledhjen e mëparshme dhe u theksua se pjesa më e madhe e institucioneve ka realizuar detyrat e përcaktuara.

Përfaqësuesit e institucioneve të mandatuara për luftimin e korrupsionit thanë se kanë identifikuar aktivitete shtesë, të cilat do të prezantohen në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit dhe do të kërkohet përkrahja nga niveli i Këshillit.

Grupi punues i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit u përcaktua që të vazhdojë implementimi sipas planit të veprimit, duke përmirësuar bashkërendimin e mëtutjeshëm të institucioneve të thirrura në luftën kundër korrupsionit.

Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, i themeluar me dekret vitin e kaluar, udhëhiqet nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)