Ideja e Tadiçit, refuzohet nga Kosova
Prishtinë, 22 maj - Institucionët e Republikës së Kosovës kanë mohuar mundësinë që modeli i bashkëpunimit midis dy Gjermanive, i përmendur nga presidenti serb, Boris Tadiç, të mund të aplikohet edhe në raportet Kosovë-Serbi.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në një prononcim për mediat kosovare, e ka quajtur model të luftës së ftohtë, që mund të jetë shembull për përmirësimin e ndonjë raporti në Ballkan.
Ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni ka thënë se modeli në thelb nënkupton që një ditë Kosova dhe Serbia do të mund të bashkoheshin.
Megjithatë, profesori i të drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti në një prononcim për mediat kosovare ka thënë se, që modeli të implementohet, nuk është e thënë të ketë bekimin e dyja palëve.