ICO përfundon misionin e saj në Kosovë
Prishtinë, 12 shtator - Në Zyrën Civile Ndërkombëtare prej sot zyrtarisht nuk ka më detyra.
Kreu që udhëhoqi për katër vite e gjysmë këtë mision Piter Faith nesër do të largohet nga Kosova për në vendin e tij në Holandë. ICO prej sot ka filluar që asetet e saj ti hedh në likuidim.
Administrata e Zyrës Civile Ndërkombëtare, sot ka filluar tu shpërndajë nga një letër stafit të mbetur duke i njoftuar sërish se kontrata e tyre pa mundësi vazhdimi skadon me 30 shtator.
Ndërsa, është mësuar se Piter Faith udhëheqësi i këtij misioni me një linjë aeroplani çarter do të largohet të enjten nga Kosova.