27 Dhjetor 2024

ICO: Ndarja e Kosovës është e papranueshme

Prishtinë, 12 shkurt - Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Andi MkGufie ka thënë se për bashkësinë ndërkombëtare çfarëdo ndarje e Kosovës është e papranueshme.


Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare përjashton mundësinë e këmbimit të territoreve të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës.

“Zyra Civile Ndërkombëtare dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë si dhe shtetet që kanë marrëdhënie me Kosovën, mbështesin integritetin territorial të saj në formën e tanishme”, ka thënë MkGufie për “B92”, duke u përgjigjur rreth deklaratës të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, për mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, në rast se serbët insistojnë në ndarjen e veriut të Kosovës.

Ai ka thënë se qëndrimi i ICO-s është se ndarja eventuale e kësaj pjese të Kosovës, ose këmbimi i saj me trevën e Luginës së Preshevës, nuk është praktik.

 

“Duke e shikuar perspektiven evropiane të Kosovës, shtetet evropiane synojnë që si një nga vlerat kryesore të ruajnë shoqërinë multi-etnike, ku njerëzit do të jetojnë bashkë, pa përpjekje për t’u ndarë”, ka thënë MkGufie.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)