ICO-JA ristrukturohet
Kjo është pjesë e riorganizimit të saj institucional në përgjigje të progresit të bërë në zbatimin e dispozitave të Propozimit Gjithëpërfshirës të Statusit.
Njësia për Çështje të Komunitetit, që ndodhet në zyrën qendrore të ICO-së në Prishtinë do të riorganizohet për të marrë përsipër monitorimin e zhvillimeve në këto rajone dhe për ti mundësuar ICO-së që të ketë kapacitetin për të ndërhyrë në nivelin lokal nëse është e nevojshme.
Zyra e ICO-së në Mitrovicë do ta vazhdojë punën e saj, duke përfshirë edhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për krijimin e komunës së re të Mitrovicës së Veriut.
Zëvendës Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Christopher Rowan, tha se mbyllja e zyrave tona rajonale është një hap i natyrshëm, por kjo nuk do të thotë se ICO-ja nuk do të ketë më interes në komuna.
Sipas tij puna e Njësisë sonë për Çështje të Komunitetit do të riorientohet drejt përfundimit të detyrave që na mbeten me institucionet e nivelit qendror dhe lokal dhe struktura e zyrës qendrore do të përshtatet ashtu si është e nevojshme.
Ne po e mbikëqyrim implementimin e decentralizimit dhe masat për ruajtjen e trashëgimisë fetare e kulturore nga niveli strategjik, paralelisht me këtë, Kosova dhe institucionet e saj të reja në nivelin lokal po bëhen gati për të ecur me këmbët e veta, kjo është shenjë e progresit, e pritshmërisë dhe e besimit. ICO-ja do të vazhdojë ti përkrahë, ndihmojë dhe këshillojë institucionet e nivelit lokal dhe qendror nga zyra e saj qendrore në Prishtinë. Parimet dhe angazhimet e PGJS-së sigurisht që do të mbeten të pandryshuara", ka theksuar ai.