ICO: Bisedimet për veriun, varen nga dy palët
Prishtinë, 4 nëntor - Zyra Civile Ndërkombëtare ka deklaruar se mbështet bisedimet për veriun e Kosovës nëse Prishtina dhe Beogradi bien dakord për ta diskutuar.
Lajmin e bën të ditur agjencia e shtypit FoNet, e cila citon burime pranë ICO-së.
Vendimi se cfarë duhet të shtrohet në rendin e ditës në bisedimet e reja varet nga dy palët, ka deklaruar burimi, i cili ka preferuar të ruajë anonimatin.
Ndërkohë, zëdhënësi i ICO-së, Kai Mueller Berner ka deklaruar se ky institucion do të mbështesë të gjitha përpjekjet që cojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
Funksionimi i gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës është një prioritet për të cilin duhet të diskutohet, ka pohuar zëdhënësi.