ICG: BE-ja ka dështuar në veri të Kosovës
Prishtinë, 4 nëntor - Marko Prelec, drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave ka theksuar se Bashkimi Evropian është tërësisht i padukshëm në veri të Kosovës.
Sipas tij ky është një nga dështimet më të mëdha të politikës së jashtme të BE-së që nga Traktati i Lisbonës.
Prelec ka thënë se aktualisht situata është e qetë, por në një plan afatgjatë sheh një konflikt fundamental lidhur me atë se kush e ka kontrollin në veri të Kosovës.
Sipas drejtorit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave ajo që duhet të bëjë Brukseli, është se duhet ti japë Kosovës një perspektivë të vërtetë evropiane, diçka që nuk e ka bërë deri tash.