Ibrahim Makolli, emërohet Ministër i Diasporës
Prishtinë, 23 maj - Në mbështetje të nenit 94 paragrafi 1 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 6 të Rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive, dhe me qëllim të rritjes së performancës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim të emërojë z.Ibrahim Makolli, Ministër të Diasporës.
Në mbështetje të nenit 94 paragrafi 1 dhe 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 6 të Rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive, dhe me qëllim të rritjes së performancës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, nxjerr:
Vendim
1. Z. Ibrahim Makolli, emërohet Ministër i Diasporës.
2. Z. Ibrahim Makolli, kryen detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
3. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.