22 Dhjetor 2024

IAP mbajti tryezën për sfidat e zbatimit të ligjit kundër diskriminimit

Prishtinë, 8 korrik - Institucioni i Avokatit tw Popullit organizoi një tryezë tw enjten me temë diskutimi ‘Sfidat në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet publike.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se institucionet publike duhet të ndërmarrin veprime konkrete me qëllim të zbatimit të obligimeve që dalin nga ligji për mbrojtje nga diskriminimi.

Ai shtoi se duhet të ketë një koordinimin më të madh ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale në mënyrë që të parandalohet por edhe të luftohet diskriminimi me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të vendit.

Ai shtoi se diskriminimi si çështje duhet ta ketë vëmendjen e të gjithëve me qëllim të trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, dhe se do të ketë aktivitete të tilla në të ardhmen në mënyrë që të ketë ndikim më të madh në informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre dhe obligimet e institucioneve publike.

Habit Hajredini, nga Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM) në kuadër të zyrës së Kryeministrit tha se me të gjitha arritjet të zbatimit të ligjit për mbrojtje nga diskriminimi në Kosovë, megjithatë, ka ende shumë sfida të zbatimit praktik të tij.

Ai tha se ZQM ka si fokus që të kontribuojë në arritjet e zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga institucionet publike brenda kompetencave që i ka kjo zyre.

Zëvendës i Kryeinspektorit të punës për sigurinë në punë, z. Agim Millaku pohoi se kanë pranuar shumë ankesa nga qytetarët por kapacitetet e vogla njerëzore në këtë inspektorat ka ndikuar në vonesat e shqyrtimit të ankesave të punëtorëve.

Ai ka thënë po ashtu se inspektorati i punës ballafaqohet me mungesën e hapësirës së zyrave. Ai shtoi se Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi duhet të harmonizohet me Projektligjin e Punës në çështjen që ka të bëjë me lartësinë e shqiptimit të gjobave ndaj punëdhënësve.

Shaban Osmanaj, zëvendësues i detyrës së Kryeinspektorit Shëndetësor, tha se kanë pranuar shumë ankesa nga qytetarët përkitazi me ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe të njëjtat i kanë përcjellë tek autoritetet tjera kompetente për shqyrtim të mëtejmë. Disa prej ankesave kanë të bëjnë me listën e pritjes për të marrë shërbime shëndetësore nga institucionet publike.

Ai shtoi se personat me aftësi të kufizuara nuk kanë qasje fizike në disa nga objektet shëndetësore në Kosovë.

Defrim Gashi, drejtor i inspektimit të arsimit në MASHTI, pohoi se ka mungesë të inspektorëve të arsimit që ndikon në zgjidhjen e ankesave me kohë të parashtruara në këtë mekanizëm.

Znj. Sevim Berverniku, zyrtare për mbrojtje nga diskriminimi në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës, tha se kanë pranuar disa ankesa që kanë të bënin me pretendime për diskriminim. Edhe ajo potencoi se kanë sfida në zbatimin e udhëzimit administrativ, numër 33/2007 për kushtet teknike të objekteve ndërtimore për qasjen e personave me aftësi të kufizuara.

Në debat morën pjesë edhe pjesëmarrësit tjerë ku theksuan mos punësimin e personave me aftësi të kufizuara të garantuara me ligj nga ana e institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe sfiduese është të kuptuarit e diskriminimit si përmbajtje. Gjithashtu, pjesëmarrësit kërkuan promovimin më të madh të obligimeve të dala nga Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi.

Qelaj tha se përkitazi me sfidat që e kanë përcjell zbatimin e LMD-së do të del me një qëndrim publik ku do të prezantohen edhe rekomandimet konkrete për institucionet publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)