I vazhdon punimet seanca ndëprerë e Kuvendit të Kosovës
Prishtinë, 19 tetor - Kuvendit i Kosovës i vazhdon punimet sot. Do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e amendamentit të neneve të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar për reformën e Bordit Ekzekutiv, Projektligji për rritjen e kuotës së Republikës së Kosovës në Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ndërkaq në shqyrtim të parë do të jetë Projektligji për punimet nga metalet e çmuara, kurse në në shqyrtim të dytë Projektligji për shfuqizimin e neneve 37, 38 dhe 39, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit.
Në fund do të shqyrtohet Raporti i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2011.