02 Maj 2024

Hyseni: Statusi për Serbinë, lajm i keq

Prishtinë, 3 mars - Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni e vlerëson si lajm të keq për Kosovën kandidaturën e Serbisë për në Bashkimin Europian.

Kjo për shkak se Serbia po ecën përpara në rrugën e Bashkimit Europian pa e ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës dhe mundësia për të vënë veto në rast të anëtarësimit të më hershëm është shumë e madhe.
 
“Një rrezik i kanoset Kosovës në të ardhmen: Në rast se Serbia futet në BE qoftë edhe një ditë të vetme para Kosovës, kjo mund t’i japë të drejtën e vetos rreth anëtarësimit envetual të Republikës së Kosovës në BE.

Këtu qëndron edhe problemi më i madh me një pranim aq të lehtë që të vendoset fusnota”, tha Skënder Hyseni, ish-Ministër i Jashtëm i Kosovës, LDK.

Edhe nënkryetari i lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti vlerëson se Serbia po shpërblehet pa të drejtë. Ndërsa një pjesë e fajit i adresohet qeverisë së Kosovës, e cila sipas tij ka bërë koncesione në të mirë të Serbisë.

“Ne e kemi thënë që në fillim, që statusi i kandidatit të përdoret si parakusht që të ndryshohet qasja e Serbisë ndaj Kosovës, por na doli krejt e kundërta”, tha Shpend Ahmeti, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërkaq për Aleancën përArdhmërinë e Kosovës vazhdon të jetë shqetësues fakti se Serbia vazhdon të mbajë institucionet e saj brenda territorit të Kosovës.

“Ajo që ne na brengos më tepër është fakti që Serbia është duke mbajtur peng procesin e Kosovës drejt BE dhe mbi të gjitha është që ky udhëtim është më i afërt për Serbinë, atëherë mundësia e vetos dhe pengimit të Kosovës do të jetë shumë më e  madhe”, tha Besnik Tahiri, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në fakt prezenca e strukturave serbe në territorin e Kosovës është shqetësuese edhe për vet qeverinë e Kosovës. Kjo e fundit nuk ka dashur të vlerësojë mbi hapat përpara të Serbisë megjithatë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit Minsitri i Jashtëm, Enver Hoxhaj kishte kërkuar që Serbia të mos shpërblehej pa i larguar strukturat e saj nga Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)