06 Maj 2024

Hyseni: Për shtetin, LDK-ja qëndron prapa Qeverisë

Prishtinë, 9 shtator - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përkrah çdo vendim të institucioneve të Republikës së Kosovës që ka për synim shtrirjen e autoritetit në tërë territorin e vendit.

Në këtë prizëm ai në një intervistë për gazetën \"Epoka e Re\" ka thënë se LDK-ja e sheh edhe marrëveshjen e arritur me Serbinë për njohjen e vulave doganore. “Çështjen e një marrëveshje të mundshme për vulat doganore e shohim në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për ta shtrirë autoritetin në të gjithë territorin e vendit.

Këto përpjekje LDK-ja i ka përkrahur dhe vazhdon t’i përkrahë edhe më tutje”, ka thënë Hyseni, i cili i ka kritikuar përfaqësuesit e politikës së jashtme, të cilët po i proklamojnë dhe po mundohen t’i individualizojnë njohjet për Kosovën. “Është duke u bërë gabim shumë i madh që njohjet janë duke u proklamuar dhe duke u tentuar të individualizohen”, ka deklaruar Hyseni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)