Hyseni: Për shtetin, LDK-ja qëndron prapa Qeverisë
Prishtinë, 9 shtator - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përkrah çdo vendim të institucioneve të Republikës së Kosovës që ka për synim shtrirjen e autoritetit në tërë territorin e vendit.
Në këtë prizëm ai në një intervist٥ për gazetën \"Epoka e Re\", ka thënë se LDK-ja e sheh edhe marrëveshjen e arritur me Serbinë për njohjen e vulave doganore.
Çështjen e një marrëveshje të mundshme për vulat doganore e shohim në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për ta shtrirë autoritetin në të gjithë territorin e vendit. Këto përpjekje LDK-ja i ka përkrahur dhe vazhdon ti përkrahë edhe më tutje, ka thënë Hyseni, i cili i ka kritikuar përfaqësuesit e politikës së jashtme, të cilët po i proklamojnë dhe po mundohen ti individualizojnë njohjet për Kosovën.
Është duke u bërë gabim shumë i madh që njohjet janë duke u proklamuar dhe duke u tentuar të individualizohen, ka deklaruar Hyseni.