16 Janar 2025

Hyseni, notë negative punën e diplomacisë kosovare

Prishtinë, 19 shkurt - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Skender Hyseni, ish ministër i Jashtëm, e ka vlerësuar me notë negative punën e diplomacisë kosovare.

Ai ka thënë në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, se diplomacia e shtetit të Kosovës ka dështuar në disa rrafshe strategjike.

Madje, ai ka vlerësuar se diplomacia është duke fjetur, e si rezultat i kësaj fusnota veç sa nuk ka arritur të aplikohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Fatkeqësisht, fusnota sot gjënë aplikim gjithkund. Me keqardhje them se ka filluar të gjejë aplikim gjithkund. Me keqardhje them se ka filluar të gjejë aplikim edhe në marrëdhëniet bilaterale të Kosovës me vendet e ndryshme. Është shqetësuese, e kjo tregon se diplomacia e Kosovës është në gjumë. Fusnotën veç kur ta sjellin për t’u aplikuar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Hyseni.

Ish shefi i diplomacisë kosovare ka folur edhe për procesin e dialogut politik. Ai ka thënë se ky proces është i domosdoshëm për të dy vendet në se qoftë se në fund ky dialog do të sjellë një normalitet në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë si shtete të pavarura dhe sovrane.

“Në vija globale unë vazhdoj të mendoj se dialogu me Serbinë është i domosdoshëm dhe është i dobishëm për të dyja vendet në qoftë se në fund ky proces do të sjellë një normalitet në marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve, natyrisht si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, ka deklaruar Hyseni.

Kurse, për çështjen e veriut, ai ka thënë se çdo tejkalim i pakos së Ahtisaarit është i dëmshëm dhe rrezikon unitaritetin e Kosovës.

“Unë mendoj se çdo tejkalim i kornizave që ka kornizave që ka vendosur zgjidhja që ka ofruar Ahtisaari për veriun është e dëmshme dhe rrezikon ta lëndojë unitaritetin e Republikës së Kosovës. Rrezikimi i unitaritetit nuk i bën mirë veriut, nuk i bën mirë qytetarëve”, ka thënë Hyseni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)